Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Letoni, Estoni dhe Lituani, takime me liderët e tre shteteve

Shqipëria

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Letoni, Estoni dhe Lituani, takime me liderët e tre shteteve

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 16:10
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë,  Bajram Begaj niset sot për një vizitë zyrtare në vendet baltike.

Ao do shkojë për vizitë në Letoni, Estoni dhe Lituani.

Kreu i Shtetit do të takohet me homologët e tij në këto shtete, kryeministrat, si dhe kryetarët e parlamenteve.

Në fokus të bisedave do të jetë intensifikimi i marrëdhënieve me secilin nga këto shtete si aleatë në NATO, integrimin e Shqipërisë në BE, proceset integruese euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor, roli i aktorëve të tretë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat