Mblidhet nesër Kryesia e PD, Noka mesazh anëtarëve: Do flasim për aksionin opozitar!

Shqipëria

Mblidhet nesër Kryesia e PD, Noka mesazh anëtarëve: Do flasim për aksionin opozitar!

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e nesërme.

Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, i cili me anë të një mesazhi dërguar anëtarëve të Kryesisë, ka sqaruar detaje nga mbledhja.

Pritet që në takim të diskutohet mes të tjerash, edhe në lidhje me strategjinë e aksionit parlamentar dhe çështjet e brendshme organizative,

“Përshëndetje miq. Ditën e Mërkurë dt 4 Shtator ora 18.00 do zhvillojmë mbledhje të Kryesisë me rend dite:

1-Diskutime rreth strategjisë se aksionit opozitar të vjeshtës.

2- Çështje te brendshme organizative.

3-Te tjera”, thuhet në mesazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat