Kush është shenjestra e atentatit të dyshuar në “Don Bosko”? Kastriot Elezi, i dënuar për prostitucion në Itali

Shqipëria

Kush është shenjestra e atentatit të dyshuar në “Don Bosko”? Kastriot Elezi, i dënuar për prostitucion në Itali

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 16:12
Foto nga vendi i ngjarjes

45-vjeçari Kastriot Elezi, që mbeti i plagosur këtë pasdite në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, mësohet se është person me precedent të mëparshëm penal.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, Elezi ka vuajtur një dënim me heqje lirie në Itali, për veprën penale të prostitucionit.

Nga të shtënat me armë, mbeti i plagosur dhe 22-vjeçari Ronaldo Metushi, pasi mori një plumb në këmbë.

Pasi qëlloi me kallashnikov drejt Elezit dhe Metushit, autori, i maskuar me kapele, është larguar nga vendngjarja me motor. Ndërkohë, pak minuta më vonë, është gjetur në Qerekë një makinë, që dyshohet se u përdor nga autor/ët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat