Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar, qytetarë të shumtë bllokojnë autostradën

Shqipëria

Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar, qytetarë të shumtë bllokojnë autostradën

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 18:41
Pamje nga protesta

Banorët e zonës pranë aksit Thumanë-Kashar kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, teksa ende nuk kanë një përgjigje për kërkesën e tyre.

Qytetarë të shumtë janë vendosur pranë aksit, ndërsa forcat e policisë nuk kanë arritur t’i ndalojnë nga bllokimi i qarkullimit të mjeteve.

Banorët kanë thënë vazhdimisht se ndërtimi i autostradës ka bllokuar aksesin e tyre në rrugën e re dhe ka çuar drejt falimentimit të bizneseve të tyre.

Ata kërkojnë hyrje-dalje në autostradë për të vijuar aktivitetet e tyre të përditshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat