Aksident në aksin Korçë – Bilisht/ Mjeti del nga rruga dhe përplaset me murin, një i lënduar

Shqipëria

Aksident në aksin Korçë – Bilisht/ Mjeti del nga rruga dhe përplaset me murin, një i lënduar

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 22:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë.

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga duke u përplasur më pas me murin e një banese në anë të rrugës.

Ambulanca në vendngjarje ka marrë një person.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia për zbardhjen e rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat