Përfshihet nga flakët fabrika e materialeve plastike në Elbasan, dyshohet për viktima! Tymi mbulon qytetin

Shqipëria

Përfshihet nga flakët fabrika e materialeve plastike në Elbasan, dyshohet për viktima! Tymi mbulon qytetin

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 15:18 Përditësuar në ora: 15:22 më 04.09.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarr në një biznes tek ish-Metalurgjiku, dyshohet për tre viktima

Një zjarr i madh ka përfshirë një biznes tek ish-Metalurgjiku në Elbasan. Paraprakisht dyshohet për tre viktima.

Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi, raporton se ngjarja ka ndodhur në një fabrikë që përpunon plastmas.

Shtëllungat e tymit të zi kanë mbuluar zonën pranë biznesit, i cili është përfshirë në flakë.

ABC News po ndjek nga afër këtë ngjarje të rëndë, ndërsa shërbimi i ambulancës dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Përfshihet nga flakët fabrika e materialeve plastike në Elbasan, dyshohet për viktima! Tymi mbulon qytetin

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrike të materialeve plastike.

Zjarri ka ndodhur në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik.

Paraprakisht, dyshohet për viktima.

Për ngjarjen priten më shumë informacione për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat