Partia Demokratike caktoi drejtuesit politikë të qarqeve që do ta çojnë në poziten drejt zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Por ndërkaq PD kërkon edhe një qeveri teknike, për të mos pasur vjedhje të votës së lirë.
I ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve në "Ora News", ishte anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Rigels Muçollari, për të folur për atë që ndodhi sot, pasdite në mbledhjen e kryesisë.
"Kryesia u mblodh në mbledhjen e saj të zakonshme. Patjetër që këtë rradhë kishim një vendim pak më me shumë përgjegjësi, sepse ishte përcaktimi i drejtuesve politikë që do të drejtojnë procesin zgjedhor të primareve dhe pse jo dhe procesin e mëvonshëm, procesin zgjedhor që i bie të jetë rreth 9 muaj më vonë.
Në zbatim të statutit kjo është përgjegjësi propozimi i ekipit, propozimi i drejtuesve politikë, përgjegjësi e kryetarit të partisë, i cili i'a propozon kryesisë.
Sot, PD dhe çdo opozitar kanë nevojë të bashkohen drejt një kauze, përballja me Edi Ramën, e cila nuk është përballje aspak e lehtë dhe e drejtë. Në këtë aspekt, përgjegjësia e PD është shumë e madhe, për të bashkuar gjithë spektrin opozitar", tha Muçollari.