Presidenti i Izraelit viziton Tiranën, do takohet me Begajn dhe Ramën

Shqipëria

Presidenti i Izraelit viziton Tiranën, do takohet me Begajn dhe Ramën

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 08:51
Foto nga takimi

Presidenti izraelit, Isaac Herzog do të vizitojë Shqipërinë më 11 shtator.

Pos Shqipërisë, ai do të shkojë edhe në Serbi.

Një zyrtar i lartë i Izraelit tha për The Times of Israel se, gjatë udhëtimit, i cili do të zgjasë vetëm një ditë, Herzog pritet të takohet me homologët e tij Aleksandar Vuçiqin dhe Bajram Begajn, shkruan A2.

Kreu i shtetit hebre do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat