Djali vrau babain dhe e hodhi në pus pas sherrit për paratë, familja Balla hap dyert e mortit

Shqipëria

Djali vrau babain dhe e hodhi në pus pas sherrit për paratë, familja Balla hap dyert e mortit

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 12:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Familja Balla nga Shënavlashi i Durrësit ka hapur sot dyert e mortit, për përcjelljen në banesën e fundit të 62-vjeçarit Enver Balla.

Ai u vra nga djali i tij pas sherrit për 75 milionë lekë të vjetra.

Varrimi i 62-vjeçarit do të bëhet në Shënvlash në orën 16:00.

Detaje të tjera tronditëse kanë dalë nga vrasja e Enver Ballës në Durrës.

Krimi i rëndë u krye nga djali i tij, Esmerald Balla i cili fillimisht bëri denoncimin në polici se babai i tij ishte zhdukur. Hetuesit i morën me rezerva deklarimet e tij dhe dyshuan në detajet kontradiktore që i riu dha për çelësin e kasafortës në banesë ku ndodhej një shumë e madhe parash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat