Ministri i Brendshëm mbledh strukturat e policisë, pritet një takim me drejtorët e qarqeve! Çfarë do të diskutohet

Shqipëria

Ministri i Brendshëm mbledh strukturat e policisë, pritet një takim me drejtorët e qarqeve! Çfarë do të diskutohet

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 20:51
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka thirrur në mbledhje të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve.

Takimi do të mbahet nesër në orën 10:00.

Ndërsa, ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja e mbledhjes, por pritet të diskutohen prioritetet e reja në Policinë e Shtetit.

Nuk përjashtohet që në këtë takimi të bëhet edhe hapja e konkursit për zgjedhjen e drejtorëve të qarqeve dhe departamenteve në Policinë e Shtetit sipas ligjit të ri të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat