Çfarë ndodhi? Alfred Peza jep dorëheqjen nga posti i drejtorit të RTSH-së

Shqipëria

Çfarë ndodhi? Alfred Peza jep dorëheqjen nga posti i drejtorit të RTSH-së

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 11:55
Alfred Peza

Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Drejtori të Përgjithshëm të RTSH. Peza u përzgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i RTSh në qershor 2023. Prej një kohe të gjatë, Peza u përfshi në një debat lidhur me mënyrën se si po drejtonte Radio Televizionin Shqiptar.

Ai u zgjodh unanimisht nga Këshilli Drejtues i RTSH-së për një mandat pesëvjeçar.

Alfred Peza ka punuar si gazetar, redaktor, analist mediatik, pedagog dhe Drejtor i Përgjithshëm i disa mediave.

Në periudhën 2013-2017 ka shërbyer si deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai është vlerësuar me çmime dhe tituj të ndryshëm gjatë karrierës së tij të shquar mediatike dhe ka botuar artikuj të panumërt dhe disa romane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat