Nga shenjat e gishtërinjve te mesazhet, detajet që nxorën zbuluar 25-vjeçarin

Shqipëria

Nga shenjat e gishtërinjve te mesazhet, detajet që nxorën zbuluar 25-vjeçarin

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 11:57
Esmerald Balla

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shënavlash, ku Esmerald Balla vrau babain e tij, Enver Balla.

Edison Brahaj, shoku i 30-vjeçarit, mohoi akuzat e ngritura ndaj tij se ka ndihmuar autorin të fshehë trupin e të atit pas vrasjes, duke thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Megjithatë, janë disa detaje që e kanë nxjerrë zbuluar. Mësohet se policia ka gjetur gjurmë të gishtërinjve të Brahajt në kufomën e 62-vjeçarit, po ashtu edhe në automjetin që kanë përdorur për ta transportuar drejt vendit ku ndodhej pusi.

Brahaj është tradhtuar dhe nga mesazhet që ka shkëmbyer me Ballën për ngjarjen, të cilat në fakt i kishte fshirë, por hetuesit kibernetike kanë arritur t’i rikthejnë dhe të zbulojnë se dy shokët kishin komunikuar disa herë për ngjarjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat