Viti i ri shkollor, policia del me njoftimin e rëndësishëm për prindërit dhe mësuesit

Shqipëria

Viti i ri shkollor, policia del me njoftimin e rëndësishëm për prindërit dhe mësuesit

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 12:35
Policia e Tiranës

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Policia e Tiranës me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë, stafet pedagogjike dhe oficerët e sigurisë në shkolla, ka ndërmarrë një sërë masash për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për çdo nxënës.

Ajo njofton se patrullat e përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore, çdo mëngjes, në kohën e pushimit të gjatë dhe në përfundim të mësimit, do të jenë prezente në shkolla dhe në akse rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

“Gjatë ditës së parë të shkollës, në të gjitha shkollat e qarkut Tiranë, do të planëzohen shërbime nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, shërbime të Patrullës së Përgjithshme, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Seksionit për Hetimin e Krimeve, për vijimësinë e procesit mësimor, përsa i përket detyrave të Policisë, në drejtim të rendit dhe sigurisë.

Shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë marrë kontakt me drejtuesit e shkollave dhe oficerët e sigurisë në shkolla, dhe do të jenë në gatishmëri të plotë 24/7, për të koordinuar veprimet, me qëllim parandalimin e depërtimit të fenomeneve negative nëpër shkolla, dhe për ndërhyrjen e menjëhershme për parandalimin e çdo veprimtarie kriminale që cenon sigurinë e nxënësve.

Patrullat e Përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore, çdo mëngjes, në kohën e pushimit të gjatë dhe në përfundim të mësimit, do të jenë prezente në shkolla dhe në akse rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, njofton Policia.

Policia e Tiranës iu bën apel prindërve dhe çdo drejtuesi automjeti që ditën e hënë më datë 09.09.2024, të kufizojnë lëvizjet me automjete në afërsi të shkollave, me qëllim që qarkullimi të vijojë normalisht dhe të shmanget trafiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat