“Më duhen 8 mijë Euro”, si u mashtrua biznesmeni nga Himara përmes SMS-së nga numri i “zyrtarit”

Shqipëria

“Më duhen 8 mijë Euro”, si u mashtrua biznesmeni nga Himara përmes SMS-së nga numri i “zyrtarit”

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 13:01
Rasti i mashtrimit u zbulua nga blutë e Vlorës

Një çift bashkëshortësh dhe një vajzë janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi mashtruan një biznesmen në Himarë duke i kërkuar një shumë parash. Në pranga ranë bashkëshortët S. D., 30 vjeçe dhe K. D.(K.), 32 vjeç, si dhe 27-vjeçarja D.V.

Këta persona, përmes një numri telefoni të regjistruar si numër kontakti i një zyrtari, i shkruajtën në aplikacionin “Signal” administratorit të një subjekti tregtar në Himarë duke i kërkuar 8 mijë Euro.

Rasti i mashtrimit u zbulua nga blutë e Vlorës, të cilët arrestuan të dyshuarit dhe sekuestruan 1 makinë dhe 4 celularë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat