Përfundojnë punimet për ndërtimin e Qendrës së Monitorimit të Trafikut, Rama: Do vendosen 150 kamera në akset kryesore të vendit

Shqipëria

Përfundojnë punimet për ndërtimin e Qendrës së Monitorimit të Trafikut, Rama: Do vendosen 150 kamera në akset kryesore të vendit

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Kanë përfunduar punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, përmes së cilës akset kryesore rrugore të vendit do të monitorohen 24 orë në javë, nëpërmjet 150 kamerave që do të vendosen.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet në Facebook, ndërsa shkruan se “do të fillojmë me monitorimin e 200 kilometrave të para.

Ku përfshihen akset rrugore Tiranë-Elbasan dhe të gjithë aksin nga Tirana në Vlorë.”

Në këtë Qendër Monitorimi, për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ekipi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ekipi Kombëtar i Emergjencave, për Ministrin e Mbrojtjes, ekipin e Emergjencave Civile dhe për Ministrinë e Brendshme, ekipi i Policisë Rrugore, i cili në koordinim do të veprojë i plotë do të përpunojë në kohë reale të dhënat që do të vijnë përmes kamerave, shkruan më tej Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat