Deputetja Ulliri në protestën e banorëve të Krujës: Lëvizja e lirë, e drejtë kushtetuese e qytetarëve

Shqipëria

Deputetja Ulliri në protestën e banorëve të Krujës: Lëvizja e lirë, e drejtë kushtetuese e qytetarëve

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 19:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputetja e PD-së Andia Ulliri, e pranishme në protestën e banorëve të Bashkisë së Krujës, tha se lëvizja e lirë është e drejtë kushtetuese.

Ulliri theksoi se institucionet duhet të kishin dhënë një përgjigje për banorët, që kanë 2 muaj që kërkojnë të drejtën kushtetuese në diell e në vapë.

Lëvizja e lirë është e drejtë kushtetuese. Kjo rrugë është bërë mbi pronat e qytetarëve të Bashkisë së Krujës. Institucionet duhet të kishin dhënë përgjigje që në fillim.

Kjo nuk është protestë politike, jemi bashkuar për qëllim tonë. Sot bëhet fjalë për mbijetesë, e kjo ndodh më 2024. Protesta do ndalet kur të ketë një përgjigje”, tha deputetja Ulliri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat