Rrumbullakun e hoqën, apo dha dorëheqjen? Gura: PS po bëhet gati për zgjedhje, në polici mbahen njerëzit më të besuar

Shqipëria

Rrumbullakun e hoqën, apo dha dorëheqjen? Gura: PS po bëhet gati për zgjedhje, në polici mbahen njerëzit më të besuar

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 23:33
Muhamet Rrumbullaku

Për gazetarin Hysni Gura lënia e detyrës së kreut të Policisë së Shtetit nga ana e Muhamet Rrumbullakut nuk ka lidhje me një dorëheqje të tij.

“Kjo pasi dje në mediat pranë qeverisë u përhap lajmi se ishte hapur gara për një drejtor të ri të Policisë, ndërkohë që Rrumbullaku ishte akoma në detyrë.

Pra, kjo u bë fakt i kryer dhe ajo që e pasoi u bë një dorëheqje e imponuar.

Arsyet se pse ky largim, lidhet me ndërrimin e ministrit, pasi sa herë ndërron një ministër ikën dhe drejtori i Policisë, në vend që këto institucione duhet të jenë të ndara.

Dhe arsyeja tjetër është për t’u bërë gati policia për t’u përdorur për zgjedhje, siç ka ndodhur dhe më parë. Ndaj ministri i ri do njerëzit e tij të besuar për t’i përdorur për zgjedhje.

Ministri i ri është një person jashtë politike, dhe një dëshmi se Taulant Balla u largua pa një arsye politike”, u shpreh ndër të tjera, gazetari Hysni Gura.

Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” Gura solli rastin e ndryshëm me ish-kryepolicin Ardi Veliu, ku largimi i tij kishte një arsye penale, por mungesa e drejtësisë në vend bën që sot të mos dihet fati i tij.

“U largua për lidhjet e tij kriminale me bandat dhe mafian, kriminalizoi më thellë policinë, por fakti është se ai njeri nuk është para drejtësisë sot dhe ne nuk e dimë se ku është. Po ashtu edhe për Artan Didin që nuk dihet se ku është”, theksoi gazetari Hysni Gura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat