Berisha kërkon largimin e Ramës e krijimin një qeverie teknike

Shqipëria

Berisha kërkon largimin e Ramës e krijimin një qeverie teknike

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 08:21
Sali Berisha

Ndonëse nuk ka një datë, opozita e Parlamentit të Shqipërisë ka paralajmëruar protesta të qëndrueshme dhe mosbindje civile deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, ish-kryeministri Sali Berisha u la të vetëve porositë e radhës duke listuar si kryekauzë votën e lirë, shkruan tvklan.al.

Për Berishën, ky është misioni më i madh i demokratëve pas përmbysjes së diktaturës, ndaj kërkoi që PD të kalojë nga mbrojtja në sulm.

Por pavarësisht mesazheve të Berishës edhe kjo mbledhje, sikundër ajo e kryesisë u shoqërua me debate brenda radhëve të demokratëve sa i përket përzgjedhjes së drejtuesve të qarqeve dhe primareve në Partinë Demokratike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat