Strehonte në banesën e tij Marklen Hakën, arrestohet 21-vjeçari në Nikël. Iu gjet armë zjarri

Shqipëria

Strehonte në banesën e tij Marklen Hakën, arrestohet 21-vjeçari në Nikël. Iu gjet armë zjarri

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 10:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Në vijim të operacionit policor të koduar “Liqeni i Bacungut”, të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël.

U arrestua për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat