Punëtori ra nga lartësia dhe humbi jetën, pranga drejtuesit teknik të firmës

Shqipëria

Punëtori ra nga lartësia dhe humbi jetën, pranga drejtuesit teknik të firmës

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

 Të premten një punëtor ndërtimi ra nga lartësia dhe për pasojë humbi jetën. Ai po punonte në një kantier në Tiranë në rrugën “Bardhok Biba”.

Policia pas verifikimeve të kryera, arrestoi drejtuesin teknik të firmës, Kristian Moli.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan Kristian Moli 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë inxhiner, drejtues teknik në një firmë ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar punëtori., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë”, njoftimi i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat