Transportonte kundrejt fitimit 4 emigrantë nga Pakistani, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan

Shqipëria

Transportonte kundrejt fitimit 4 emigrantë nga Pakistani, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Një 56-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Elbasan, pasi u kap duke transportuar me furgon, kundrejt fitimit emigrantë nga Pakistani. Më qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

56-vjeçari u kap nga policia në unazën e qytetit të Elbasanit, ku në furgon ishin 4 emigrantë pakistanezë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat