Vengu: 146.7 milionë lekë për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore

Shqipëria

Vengu: 146.7 milionë lekë për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu bëri të ditur sot se përmes aktit normativ të fillimshtatorit, është vendosur shpërndarja e 146.707.383 lekëve për dëmshpërblime ndaj familjeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore të ndodhura në periudhën 2016-2019.

Vengu ndau sot lajmin e mirë për 1039 banorë në 17 bashki të vendit.

Sipas ministrit, nga ky vendim përfitojnë të prekurit nga tërmetet, përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe zjarret.

“Ky hap është një shenjë angazhimi konkret nga ana e qeverisë shqiptare për t’u qëndruar pranë qytetarëve në kohë nevoje, ndërsa akti normativ parashikon edhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të uzinave ushtarake të krijuara për periudhën 2010-2024”, shtoi ministri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat