Asambleja e Kombëtare në Durrës/ Rama publikon foton nga salla: Do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re

Shqipëria

Asambleja e Kombëtare në Durrës/ Rama publikon foton nga salla: Do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 08:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga ambienti ku edhe do të mbahet Asambleja Kombëtare në Durrës.

Mbledhja nis në orën 11:00 dhe do të nisë me fjalën e kryeministrit Rama.

Asambleja voton sot Kryesinë e re dhe Sekretariatin.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për SHQIPËRINË 2030, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat