“U prodhua një film, gënjeshtër”/ Rama për vrasjen e Progës dhe sulmin opozitën: U bë politikë me një vdekje tragjike

Shqipëria

“U prodhua një film, gënjeshtër”/ Rama për vrasjen e Progës dhe sulmin opozitën: U bë politikë me një vdekje tragjike

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 11:44
Edi Rama

Edi Rama: U prodhua një film i kronikës së zezë. Komunikata e policisë u hodh në cepat e lajmeve mediatike. U tha me të madhë se vrasja kishte ardhur si pasojë e një gjobe të papaguar. Gënjeshtër. Nuk ka pasur asnjë gjobë. U shkrua se në Pogradec ligjin e bënkan bandat kriminale. U vu kuja se policia kishte tentuar të fshihtë krimin. Shpejtësia e policisë në identifikimin e autorit të krimit është ë dokumentuar.

Arritja e ambulancës është e dokumentuar.

U përhap fjala se autori kishte mbrojtje politike. PS nukmbron as ministrat e saj kur kërkohen nga drejtësia. Po rai dajë i autorit prej kohësh nuk ka asnjë angazhim më Partinë Socialiste.

Por i ndjeri ishte punonjës i OSSHE-së. Edhe me ndihmën e një prokurori të paaftë në rastin më të mirë, e ndryshoi nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdësia”. U bë politikë një vdekje tragjike. Ndërkohë çështja ishtë dorëzuar nga policia pushtetit gjyqësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat