Vengu: Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj, ranë në krye të detyrës duke shërbyer me nder

Shqipëria

Vengu: Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj, ranë në krye të detyrës duke shërbyer me nder

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 12:12
Ushtarë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se Forcat e Armatosura të Shqipërisë për më shumë se shtatë vjet janë në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni.

Në një postim në Facebook, ai i ka falënderuar për punën dhe angazhimin ushtarët.

“Ekspertët tanë të EOD (Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese të Rrezikshme) janë angazhuar në mbrojtjen e kufijve lindorë të Aleancës, duke kontribuar në forcimin e sigurisë në Camp Adazi, Letoni”.

“Krenarë për sakrificën e major Klodian Tanushit dhe nëntetare Zarife Hasanajt, të cilët ranë në krye të detyrës duke shërbyer me nder”, ka thënë Vengu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat