Drejtimi i fushatës/ Rama i heq Veliajt kontrollin e Tiranës dhe i jep rol dytësor Ballës

Shqipëria

Drejtimi i fushatës/ Rama i heq Veliajt kontrollin e Tiranës dhe i jep rol dytësor Ballës

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 12:58
Edi Rama

Gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka prezantuar drejtuesit politik të qarqeve që do të drejtojnë edhe fushatën për zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen në pranverën e ardhshme.

Ndërsa ajo që bën më shumë bujë është qarku i Tiranës, ku Erion Veliaj, i cili ka drejtuar fushatën e  PS në dy zgjedhjet e fundit, i është hequr kontrolli, teksa suhet ta ndajë punën në fushatë me Elisa Spiropali dhe Ogerta Manstirliu.

Gjithashtu edhe Taulant Balla do të ketë rol dytësor në fushatë.

Teksa do të jetë drejtues politik për diasporën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat