680 nxënës janë regjistruar në klasën e parë në Fier.
Gjithsej, në shkollat 9-vjeçare të këtij qarku, do të jenë 9,429 nxënës, ndërsa në arsimin e mesëm numërohen 2,013 nxënës.
Ne Mallakastër, nxënësit e rinj janë 93, në 9-vjeçare 1404, në të mesmen 509. Në Patos numri i nxënësve të rinj është 128, në 9-vjeçare 1397, në të mesmen 333.
Kurse në Roskovec 187 nxënës do të ulen për herë të në bankat e shkollës, 1730 do të jenë në shkollat 9-vjeçare dhe 530 në të mesmen.
Një nga aspektet më pozitive të këtij fillim-viti shkollor është fakti që asnjë shkollë në qarkun e Fierit nuk është mbyllur për shkak të mungesave në nxënës.
Ndërkohë, tetë shkolla janë aktualisht në proces rikonstruksioni,për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit.