Hapet gara për drejtuesit e policisë, postet e larta do t’iu besohen edhe grave

Shqipëria

Hapet gara për drejtuesit e policisë, postet e larta do t’iu besohen edhe grave

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 14:59
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha

Këtë të hënë është hapur gara për drejtues të Policisë së Shtetit, drejtuesit e qarqeve si dhe shefave të komisariateve.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë një takimi informal me gazetarët pohoi se një risi do të jetë dhënia e posteve drejtuese vajzave apo grave të cilat përmbushin kriteret për të marrë këtë pozicion.

Për ministrin Hoxha mbyllja e konkursit të gradave për një kohë të gjatë ishte penalizuese për brezin e ri, pasi me hapjen e tyre iu jepet mundësia të marrin poste drejtuese.

Po ashtu një tjetër kriter për drejtuesit e rinj është edhe komunikimi me publikun për të cilin do të testohen.

Hoxha u ndal edhe tek tre objektiva të cilët janë:

1.Ndryshimi i gjeneratave në polici përmes konkursit sipas ligjit të ri.

2.Projekti Smart City i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës, pronës private si dhe monitorimit të trafikut rrugor përmes vezhgimit dixhital.

3.Gjithashtu u ndal edhe tek kompania IdentiTek ku qytetarët do të kenë mundësinë të kenë pasaporta ose kartë identiteti dixhitale duke iu krijuar lehtësira në marrjen e shërbimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat