Berisha të mërkurën në SPAK, zbulohet sms e Flamur Nokës: Të mobilizohemi për protestë te fuqishme

Shqipëria

Berisha të mërkurën në SPAK, zbulohet sms e Flamur Nokës: Të mobilizohemi për protestë te fuqishme

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 16:45
Flamur Noka

Flamur Noka ka paralajmëruar protestë të mërkurën, ditën kur pritet që Sali Berisha pritet të paraqitet në SPAK.

“Të dashur miq. Ditën e mërkurë në orën 12:00 kryetari i PD Sali Berisha do të shkojë pranë organizatës kriminale të SPAK. Të mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme  solidariteti me të drejtën, me të vërtetën , kundër narkodrejtesisë. Faleminderit”-shkruan Flamur Noka.

SPAK po bëhet gati të mbyllë hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe siç bëhet me dije, jo zyrtarisht nga burime për Top Channel, është njoftuar që të këtë të mërkurë në orën 12 të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme, për t’i komunikuar akuzën.

Ndërkohë hetimet janë mbyllur edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, i cili duhet të paraqitet brenda të njëjtës datë për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14.

Por nuk bëhet me dije se cilat janë akuzat e zyrtarizuara nga SPAK, të cilat duhet t’u bëhen prezente Berishës prej dhjetorit 2023 nën arrest shtëpi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat