“Deputeti që duam”, Rama: Platforma, mundësi për ata që s’do i vinte kurrë rradha. Ja vlera e shtuar që duhet të keni…

Shqipëria

“Deputeti që duam”, Rama: Platforma, mundësi për ata që s’do i vinte kurrë rradha. Ja vlera e shtuar që duhet të keni…

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 18:19
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, i ka drejtuar një apel të gjithë atyre që kanë ambicie që të aplikojnë përmes platformës ‘deputeti që duam’.

Rama tha se ata që kanë cilësitë për të qenë pjesë e familjes së madhe politike, duhet të aplikojnë përmes kësaj platforme, të cilën e konsideroi si një mundësi për të gjithë ata që nuk do t’i vinte rradha për të realizuar ambieciet e tyre.

Në këtë kuadër, kryeministri solli në vëmendje rastin e një vajze nga Novosela, për të cilën tha se nuk do t’i vinte rradha asnjëherë duke pasur parasysh degën e PS-së së Vlorës.

Kryeministri u shpreh se “vlerë të shtuar në skuadrën tonë përfaqësuese nuk të bën as mosha më e re, as fakti se mund të kesh dëshirë, as fakti se mund të dish të flasësh bukur, apo fakti se mund të kesh qenë në rrethin apo lidhja që ke apo mund të kesh me PS-në, sepse të gjitha këto janë të parëndësishme”.

Në këtë kuadër, ai shtoi se vlerë e shtuar është ajo se çfarë mund të demonstrosh, pra që je një kandidat apo kandidate, që duhet të demonstrosh çdo ditë në raport me qytetarët.

“Ne do t’ju ndjekim me sy në distancë për të parë se si ju promovoni kandidaturën tuaj, të japë prova se pas tij ka zgjedhës që do e mbështesin dhe kështu do të mbështesin PS-në”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ajo gjeneratë që fitoi zgjedhjet në 2013-ën kishte shumë të rinj dhe të reja, që patën fatin, sepse e quaj fat për ata që kanë ambicie, që të krijonin muskujt e tyre në opozitë.

“Për PS e 2030 sfida është që ndryshimi i gjeneratës të bëhet në një kohë që ne jemi në qeverisje. Partia që fitoi zgjedhjet e para dhe që fiton prej atëherë çdo palë zgjedhje, është një parti që ka bërë jashtëzakonisht shumë për këtë vend. Por sot Shqipëria është një vend tjetër, nëse nisemi nga pika kur filloi kjo periudhë në udhëheqjen e vendit.

Shqipëria kishte 12.7 mld dollarë ose euro Prodhimin e Përgjithshëm, ndërsa sot e ka rreth 25.4 mld euro ose dollarë, që do të thotë fiks dyfish. Po kështu edhe Prodhimi i Përgjithshëm për frymë është pothuajse dyfishi.

Pra kjo është Shqipëria sot në raport me atë që ishte në buzë të humnerës, ku sipërmarrja ishte në prag të kolapsit dhe vendi buzë humnerës, ku kishte gropa të hapura fizike dhe financiare, që na u desh një kohë e gjatë që t’i mbyllnim”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat