Rruga e Arbrit vijon të jetë problematike për qarkullimin e mjeteve prej kohësh në vendin tonë.
Edhe ditën e sotme, konkretisht në vendi ne quajtur “Shkalla e Tujanit”, ka pasur bllokim të qarkullimit. Edhe pse pak kilometra larg Tiranës, në këtë vend ndodhin shesh rrëshqitje dherash, dhe gurët bllokojnë aksin, duke u bërë dhe rrezik për shoferët.
Në rrugë mbeten të bllokuara të gjitha llojet e automjeteve, ndërsa rruga hapet për qarkullim vetëm nëse rëndohet situata apo vargu i makinave shkon në disa kilometra.
Ndërkohë rënie të gurëve ka pasur gjatë pasdites, pas largimit të makinerive, për shkak të kantierit të hapur në shpatin e malit, ndërsa rrezikohen udhëtarët.