“Shmangie e vëllavrasjes në vitin 1997″, Bashkia Tepelenë nderon me titull nderi ish-pilotin Fatmir Meçaj

Shqipëria

“Shmangie e vëllavrasjes në vitin 1997″, Bashkia Tepelenë nderon me titull nderi ish-pilotin Fatmir Meçaj

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 20:13
Fatmir Meçaj

Kanë kaluar plot 27 vite nga viti i mbrapshtë i ‘97, por Tepelena nuk e ka harruar veprimin e guximshëm të pilotëve të aviacionit ushtarak shqiptar, për të mos respektuar urdhrin e bombardimit mbi zonat e banuara.

Bashkia Tepelenë nderoi me titull nderi ish-pilotin Fatmir Meçaj me motivacion “shmangien e vëllavrasjes në vitin 1997”.

Ai tregon se respektimi i atij urdhri ishte në shkelje të betimit të ushtarakut, por ne mbrojtje te interesave te popullit.

Miq, dashamirës dhe të afërm ishin të pranishëm në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kulturës ne Tepelenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat