Aksident i rëndë në “Rrugën e Arbrit”! Makina përfundon në lum - lëndohen dy të rinj

Shqipëria

Aksident i rëndë në “Rrugën e Arbrit”! Makina përfundon në lum - lëndohen dy të rinj

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Arbrit mëngjesin e sotëm, ku një automjet ka dalë nga aksi duke përfunduar në lumë.

Brenda automjetit të aksidentuar ndodheshin dy të rinj, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Të plagosurit janë 22-vjeçari me iniciale J. Gj., nga Bulqiza, dhe i riu me iniciale Sh. D.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit, ndërsa mjeti mësohet se po lëvizte në drejtim të Tiranës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat