Rrëshqitje dherash në aksin Elbasan-Librazhd, qarkullimi me një korsi krijon trafik

Shqipëria

Rrëshqitje dherash në aksin Elbasan-Librazhd, qarkullimi me një korsi krijon trafik

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 10:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Si pasojë e reshjeve të dendura të cilat kanë rënë pa ndërprerje gjatë gjithë natës së fundit dhe në orët e para të mëngjesit janë krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në segmentin Murrash -Librazhd.

Për shkak të kushteve të motit ka pasur rënie gurësh dhe masive dheu.

Qarkullimi për këtë shkak ka vijuar në një korsi duke krijuar trafik.

Në segmentin e bllokuar firma kontraktuese është duke punuar për largimin e materialeve të ngurta dhe rikthimin e normalitetit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat