Gjykata e Korçës caktoi masën arrest me burg për 21 vjeçarin i cili akuzohet për mardhënie seksuale me të mitur.
Dritson Kurti 4 ditë më parë u bë baba i një vajze me një 14 vjeçare në qytetin e Korçës.
Pas arrestimit nga policia familjarët kanë kërkuar lirimin e 21 vjeçarit me pretëndimin se komuniteti i tyre i ka zakone martesat në moshë të vogël.
Gjithashtu edhe 14 vjeçarja ka këkuar lirimin e bashkëshortit të saj duke shpjeguar se martesa është bërë me pëlqimin e prindërve të saj.
Kujtojmë se prej 1 viti ata bashkëjetonin me njëri tjetrin në banesën e 21 vjeçarit në Korçë i cili jeton me gjyshen.