Makina kthehet përmbys në fshatin Dvoran në Korçë, drejtuesi i mjetit mbetet i bllokuar brenda

Shqipëria

Makina kthehet përmbys në fshatin Dvoran në Korçë, drejtuesi i mjetit mbetet i bllokuar brenda

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 10:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në afërsi të fshatit Dvoran në Korçë.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra- tjetrën.

Ndërsa njëri ka përfunduar përmbys duke lënë të bllokuar drejtuesin.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë drejt vendit të ngjarjes për të nxjerrë nga mjeti personin e bllokuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat