Përplasje mes deputetëve të PS të renditur në listën e hapur? Peleshi tregon a ka pasur kontestime për vendimin e Ramës

Shqipëria

Përplasje mes deputetëve të PS të renditur në listën e hapur? Peleshi tregon a ka pasur kontestime për vendimin e Ramës

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 11:26
Niko Peleshi

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, ka treguar se nuk ka pasur kontestime brenda partisë ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama që deputetët me më shumë se 1 mandat të renditen në listën e hapur.

Pjesë nga deklarata për mediat:

Niko Peleshi: Nuk e quaj përplasje, por ka garë që është e shëndetshme, gara kryesore është me kundërshtarët politike dhe është nejrëzore që çdo deputet apo kandidat për deputet të synojë të marrë sa më shumë mbështetje e vota që të listohet sa më lart në listë, kjho është e shëndetshme, jo përplasje.

A ka patur kontestime?

Niko Peleshi: Ska patur kontestime dhe as nuk ka pse të ketë. Herën e kaluar ishte një sistem të ngjashëm, e kemi eksperiencën nga hera e kaluar, ishte garë e brendshme që çoi maksimizimin e votave.

Ju ka larguar nga posti i ministrit

Niko Peleshi: Nuk jemi të përjetshëm. Është gjëja e fundit që i intereson shqiptarëve, si e ka emrin ministri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat