Ngriti dronin mbi burgun e Burrelit, e pëson keq autori i dyshuar i ngritjes së mjetit inteligjent

Shqipëria

Ngriti dronin mbi burgun e Burrelit, e pëson keq autori i dyshuar i ngritjes së mjetit inteligjent

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 12:19
Policia në Mat

Policia në Mat lajmëron se ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngritur një dron mbi Burgun e Burrelit.

Në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

“Mat

Policia identifikon, kap dhe shoqëron në Komisariat, autorin e dyshuar të ngritjes së një mjeti inteligjent (dron), mbi ambientet e IEVP Burrel.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, menjëherë pas marrjes së njoftimit se mbi ambientet e IEVP Burrel, ishte konstatuar një mjet inteligjent dron, i cili u neutralizua nga punonjësit e sigurisë së burgut, kanë nisur menjëherë hetimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i hetimeve të kryera në bazë të inteligjencës policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Mat, i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi T. A., 36 vjeç, banues në Burrel.

Në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat