Nxënësit bojkotojnë mësimin në Klos, mësohet shkaku

Shqipëria

Nxënësit bojkotojnë mësimin në Klos, mësohet shkaku

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 12:24
Nxënësit në Klos

Nxënësit e klasës së parë dhe të katërt në shkollën 9 vjeçare “Ibrahim Temo” në fshatin Kurdari të Njësisë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit prej dy ditësh kanë bojkotuar mësimin. Shkak për këtë bojkot bëhet bashkimi i këtyre klasave në një klasë kolektive.

Burime bëjnë me dije se prindërit dhe gjyshërit e nxënësve kërkojnë që mësimi të bëhet si vitin e kaluar ku secila klasë të ketë mësuesin e tij.

Ata thonë se do të vijojnë protestën dhe bojkotin e mësimit deri sa kërkesa e tyre të merret parasysh.

Drejtues të ZVA Klos thanë se problemi po shqyrtohet, ndërsa shkak për bashkimin e klasave është bërë ulja e numrit të nxënësve. Veç problemit të bashkimit të klasave në kolektive, prindërit ngrejnë shqetësimin edhe për kushtet në këtë godinë arsimore pasi sipas tyre është bërë vetëm lyerja nga jashta e asnjë meremetim brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat