Një orë pasi SPAK mori të pandehur ish-kryeministrin Sali Berishën me akuzën e korrupsionit pasiv, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste.
Petro Koçi: Berisha perfundon si i akzuar per korrupsion. Per nje ceshtje qe ne bemat e tij ze nje vend te vockel.
Publiku do mirepriste hetimin serioz e te plote per ceshtje me te renda ku ben pjese edhe vrasja shteterore ne bulevard e 4 protestuesve te opozites socialiste.
Gjithesesi diten e sotme mund ta deklarojme si diten kur ne kete Republiken me SPAK flet drejtesia dhe shteti ligjor. Eshte dite qe deshmon se pandeshkueshmeria po mundet dhe se karma e ligjit nuk harron gjithmone.
Njeriu i shtetit paralel, revolucionari komunist i antikomunizmit, sundimtari absolut i Partise Demokratike po paguan bemat per te cilat nuk ja ka fajin as SPAK, as PD, as PS as Edi Rama, as Altin Dumani, por vetem makuterua e pakontrolluar e femijeve dhe dhendrit te tij per tu pasuruar.
Berisha u “zgjodh” ne krye te PD pasi u shpall non grata dhe pasi mori vesh hetimet e SPAK per procesin e korruptuar “antiPartizani” duke shpresuar se kjo do ti garantonte imunitet.
Shteti ligjor po fiton terren ditadites mbi kampionet e korrupsionit.
E ftoj Berishen te behet burre dhe te mos i arratiset pergjegjesise me retorike politike.