I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Kakavijë 52-vjeçari iranian

Shqipëria

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Kakavijë 52-vjeçari iranian

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Një 52-vjeçar iranian është arrestuar në Kakavijë.

Ai po mundohej të futej në Republikën e Shqipërisë, teksa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mehran Kamolpour 52 vjeç, lindur në Iran dhe banues në Danimarkë u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Iranit, të cilin Gjykata e Teheranit e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet iraniane, për ekstradimin e këtij shtetasi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat