Tre shtetas kinezë janë arrestuar në Tiranë, teksa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në kuadër të operacionit policor të koduar “Electronics”.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në Rinas, pasi tentuan të kontrabandonin në Shqipëri, 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat i përdornin për këto veprimtari të kundërligjshme.
Dyshohet se kinezët organizonin veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit dhe të prostitucionit.
Nga këqyrja e këtyre pajisjeve janë konstatuar faqe dhe programe për organizimin e lojërave të fatit dhe për prostitucion.