Arrestohen 3 kinezë në Shqipëri, dyshohen për prostitucion dhe lojëra fati

Shqipëria

Arrestohen 3 kinezë në Shqipëri, dyshohen për prostitucion dhe lojëra fati

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Tre shtetas kinezë janë arrestuar dhe një i katërt është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se organizonin veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit dhe të prostitucionit, shkruan A2 CNN.

Policia e Shtetit njoftoi se këta shtetas u kapën në flagrancë në Rinas, pasi tentuan të kontrabandonin në Shqipëri 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat i përdornin për këto veprimtari të kundërligjshme.

“Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Electronics”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë: N. X., 19 vjeç, C. L., 43 vjeç dhe Sh. J., 49 vjeç, të tre banues në Kinë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. L., 17 vjeç, banues në Kinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat