Nusja rrah rëndë vjehrrën në Shkodër

Shqipëria

Nusja rrah rëndë vjehrrën në Shkodër

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 13:41
Nazmie Buci

Nazmie Buci, 82-vjeçare nga Shkodra është goditur fizikisht nga nusja e saj, 43-vjeçe, Elmira Buci.

Sipas Top Channel, nusja e ka goditur vjehrrën me bastunin me të cilin lëvizte 82-vjeçarja, ndërsa i biri nuk e dërgoi as në spital dhe as nuk njoftoi policinë.

“Unë isha në shtëpi. U kap nusja me mua. Më kapi shkopin se unë eci me shkop, jam me ishemi. Më goditi. Më ka ngritur prej këmbësh. Djali s’ka qenë në shtëpi. Por nuk më çoi në spital, s’më bëri asgjë, vetëm më pastroi fytyrën sepse isha mbuluar me gjak. Tani unë 82 vjeçe, të më bëjë kështu?!”, tha ajo.

Ishin komshinjtë ata që e panë të moshuarën me plagë një ditë pas dhunës. Ata kanë telefonuar policinë dhe ambulancën.

Ngjarja e rëndë sipas policisë ndodhi më 10 shtator, ndërsa pas dëshmisë së saj u bë arrestimi i nuses së saj. Nazmie Buci nuk mundi të lajmërojë askënd për dhunën për shkak se nusja ia kishte thyer edhe celularin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat