“Jeni mësuar të hidhni vallen e korbit”, Balla për pr ligjin për Urdhrin e Mjekut: Të rregullojmë profesionin e nderuar të mjekëve

Shqipëria

“Jeni mësuar të hidhni vallen e korbit”, Balla për pr ligjin për Urdhrin e Mjekut: Të rregullojmë profesionin e nderuar të mjekëve

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 14:03
Taulant Balla

Ministri për Marrëdhëniet me parlamentin Taulant Balla, në fjalën e tij në parlament deklaroi se opozita është mësuar që të hedhë vallen e korbit për çdo gjë.

Balla tha duhet që të miratohet projekt-ligji për Urdhrin e Mjekut. Ai tha se profesioni i mjekut duhet që të rregullohet, në mënyrë që të ofrojë shërbime cilësore.

Taulant Balla: A ka ndonjë akt normativ që nuk e keni çuar në GJK? Jeni mësuar që të hidhni gjithmonë vallen e korbit. Duhet rregull dhe disiplinë për mjekët. Ju jeni hipokritët, por ne duam një shërbim cilësor për çdo qytetar në çdo spital të vendit.

Sëmundja e Onkologjikut ka qenë një sëmundje prej shumë vitesh, që ministret janë përpjekur që ta rregullojnë. Duhet të eleminohen konfliktet e interesit mes mjekëve. Duhet të rregullohet profesioni i nderuar i mjekut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat