“Po trajtoni mjekët si armiq”, Vokshi: Po i vërsuleni Urdhrit të Mjekut, të sëmurët nuk kanë marrë terapi për 2 vite

Shqipëria

“Po trajtoni mjekët si armiq”, Vokshi: Po i vërsuleni Urdhrit të Mjekut, të sëmurët nuk kanë marrë terapi për 2 vite

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 14:56
Albana Vokshi

Në parlament po diskutohet projektligji për Urdhrin e Mjekut. Në fjalën e saj, deputetja e PD Albana Vokshi tha se qeveria po i sulet Urdhrit të Mjekëve.

Vokshi theksoi se mjekët po trajtohen nga qeveria si armiq. Ajo u shpreh se kushtet në spitalet tona janë të këqija.

Albana Volkshi: Jodi radioaktiv ka 10 muaj që mungon. Ministrja tha se duhet të shkojmë vetëm përpara. Për muaj me radhë mungojnë medikamentet në spitale. Në spitale nuk punojnë aparaturat. Të sëmurët nuk kanë marrë terapi për 2 vite. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë, por i vërsulen Urdhrit të Mjekëve. Mjekët shqiptarë patranazhohen.

Ky ligj bëhet që mjekëve t’ju çohet mesazh, që mos guxoni të ngrini kokën, mos flisni. E dini që në Spitalin e Fierit, mjekët turq marrin 10-fish në raport me mjekët shqiptarë dhe kjo është e padrejtë. Po trajtoni mjekët si armiq. Kam thirrje për mjekët dhe infermierët që të reagojnë, për të mbrojtur jetë. Ajo që po ndodh te Onkologjiku është krim në masë dhe ftoj SPAK që të hetojë në mënyrë profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat