Goditi me sende të forta në kokë mjekun në qendrën shëndetësore, arrestohet 54-vjeçari

Shqipëria

Goditi me sende të forta në kokë mjekun në qendrën shëndetësore, arrestohet 54-vjeçari

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij.

Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.

Hetimet vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat