Humbën kontaktet që prej orëve të para të mëngjesit, gjendet dy turistët anglezë

Shqipëria

Humbën kontaktet që prej orëve të para të mëngjesit, gjendet dy turistët anglezë

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Dy turistë anglezë të moshës 65-vjeç janë gjetur pas disa orë kërkime nga forcat zjarrfikëse Himarë. Ata ishin larguar që prej orës 10:00 të mëngjesit.

Turistët u lokalizuar në malin Lavan mbi fshatin Sasaj të Lukovës.

Në operacion për kërkimin e tyre morën pjesë gjashtë efektivë zjarrfikës, policia si edhe banorë të zonës.

Autoritetet njoftojnë se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat