Si ju duken dy skuadrat e PS dhe PD? Ja si përgjigjet Dashamir Shehi

Shqipëria

Si ju duken dy skuadrat e PS dhe PD? Ja si përgjigjet Dashamir Shehi

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 22:46
Dashamir Shehi

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në një emision televiziv analizoi drejtuesit e qarqeve të dy forcave të mëdha politike.

Sipas Shehit të gjithë janë emra politikë dhe ata shkojnë në qarqe si të deleguar të kryetarit dhe personalisht nuk kanë asnjë peshë.

Pjesë nga biseda:  

Borakaj: Zoti Shehi dy partitë kryesore i kanë nxjerrë skuadrat, si të janë dukur emrat?

Shehi: Këta të PS janë njerëz të pushtetit, janë ministra. Koncepti në Shqipëri është se kur je në pushtet e bën shteti. Se bën vetëm Rama e bëjnë dhe të tjerët, se të tjerët e kanë tejkaluar. Ministri premton, thotë ça halli ke ta zgjidhim. Edhe mblidhen një grusht votash. Pse shpërndajnë ndonjë ideologji këta, ndonjë program ekonomik, këta rrinë të gjithë në Tiranë. Këta shkojnë si të deleguar të aprtisë. Këta shkojnë si të deleguar të kryetari të partisë. Pushteti i këtyre ndikon nga mandati që i ka dhënë kryetari.

Borakaj: Nuk kanë peshë?

Shehi: Kanë shumë pak. Këta janë njerëz të partisë që i ka emër kryetari

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat