Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në “Breaking” në Top News ka folur për dosjen e bujshme “Partizani”, për të cilën janë nën hetim ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Gazetarja tha se duhet ende kohë që të mbyllen hetimet, por deri në muajin tetor prokurorët do duhet t’i dërgojnë dosjen gjyqtares.
“Ende nuk konsiderohen të mbyllura hetimet. Gjatë këtyre ditëve janë komunikuar akuzat. Do jenë 5 të pandehur, Berisha, Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi që akuzohet se është njeriu ka korruptuar Malltezin, akuzohet se ka pastruar gati 5 mln euro. Do duhen edhe disa ditë që të mbyllen hetimet. Por është e sigurt që deri në muajin tetor prokurorët t’i dërgojnë dosjen gjyqtares.
Pritet Irena Gjoka por mund të ketë edhe surpriza. Znj Gjoka prej muajsh ka një mbrojtje më të veçantë nga institucionet, ajo mbrohet për shkak të detyrës. Shtimi i masave ndodhi në kohën kur u shpall masa e sigurisë dhe kur temperaturat ndryshuan. Pasi të mbyllen hetimet do ketë një vendim dhe përballje të fortë ë gjykatën paraprake.
Të akuzuarit po bëjnë kundërshtimet e tyre, provat i kundërshtojnë me forcë publikisht dhe natyrisht këto përplasje do jenë edhe para gjyqtarit paraprak. Unë pyeta avokatin z.Gjokutaj nëse po llogarisin apo jo se kur mbarojnë afatet e arrestit shtëpiak.”